Dita botërore e shëndetit mendor në kohë pandemie

Data 10.10.2020

Sot kremtohet dita botërore e shëndetit mendor.

Në kushte normale Asociacioni i Psikitarëve të Kosovës do të organizonte një sërë aktivitetesh me pjesëmarrjen e profesionistëve shëndetësor, institucional, me të gjitha kategoritë e popullatës e sidomos me klientët të cilët kanë nevojë për shërbime shëndetësore.

Mirëpo kjo është e pa mundur shkaku i pandemisë edhe pse tani është më se e nevojshme që ti kushtojmë kujdes shëndetit mendor më shumë se kurrë më parë.

Në kët kohë pandemie; me të infektuar, të vdekur, të izoluar, me ekonomi në rënje rapide, me krizë financiare, me tjetërsimin e njerëzve, me ndërrimin e stilit të jetës, etj, etj në mendjen tonë tani janë prezent anksioziteti, pagjumësia, depresioni, sulmet e panikut, çrregullimet e stresit postraumatik (PTSD) si dhe ndërrimet e sjelljes. Si përfundim jeta kurrë nuk do të jetë siq ishte. Kur të kalohet pandemia do të vërejmë një gjendje të jashtëzakonshme në aspektin e shëndetit publik, do të ketë ndryshime të pa riparueshme në psikologjinë e njerëzve.

Tani më shumë njerëz do ta humbin vendin e punës dhe do të përjetojnë vështërsi të mëdha financiare, disa do të kenë humbje në aspektin emotive për shkak të humbjes së të afërmve të tyre ndërsa martesat dhe raportet ndërnjerëzore do të ndikohen në masë të madhe nga të gjitha këto vështërsi. 

Në shkencën psikiatrike llogaritet se nga “Covid Stres Sindroma” vuajnë mbi 25 % të popullatës botërore. Individët me këtë sindromë kanë frikë të madhe nga infeksioni, janë të brengosur për ndikimin socio – ekonomik të coronës, lexojnë çdo lajmë në lidhje me pandeminë e lajmet më tepër e përforcojnë brengën, andaj si pasojë vie edhe deri te çrregullimet tjera siq është ksenofobia. E tërë kjo situatë do të shkakton trauma në të gjitha gjeneratat.

Kjo na tregon se për të zbutur sado pak këto pasoja duhet sa më parë që të reflektojnë të gjitha Institucionet e Kosovës (parlamenti, qeveria, ministria, IKSHP-ja, etj) si dhe të angazhohen në maksimum psikiatratë të cilët janë të gatshëm që të kontribuojnë në të mirë të ruajtës së shëndetit mendor të popullatës.