Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës

Themelimi I Institutit te Forenzikes Psikiatrike te Kosoves

Themelimi I IPFK eshte parapare me Rregulloren 2004/34 dhe Strategjine e Shendetit mendor te Kosoves te periudhes 2008-2013.Aty eshte parapare qe ky institucion te jete institucion I kujdesit shendetesor publik.

Nen  mbeshtejen e zyres se OBSH me seli ne Prishtine dhe me marreveshjen e Minst.Drejtesise si dhe Minst.te Shendetesise , ne vititn 2007 eshte perpiluar projekti per themelimin e IPFK. Projekt ky I cili nuk ka pasur mundesi te implementohet perkunder ekzistimit te infrastructures ligjore, si pasoje e mungeses se fondeve.

Objektivi I te gjitheve ishte qe te perkrahen perpjekjet e autoriteteve te Kosoves per te zbatuar sundimin e ligjit duke fuqizuar gjyqesorin, promovuar integritetin e institucioneve, luftuar kunder formave te ndryshme te krimit si dhe duke u perafruar dhe zbatuar marreveshjet me BE. 

Qellimi I ketij projekti ishte te permiresohet trajtimi I shkelesve te ligjit te cilet jane te semuar mental duke I mundesuar autoriteteve Kosovare te ofrojne sherbime profesionale perms themelimit te Institutit te pershtatshem per Psikiatri Forenzike.

Perfituesit e ketij projekti do te ishin, MSH, M.D., Keshilli Gjyqesor I Kosoves, Kl.e Psikiatrise etj. Perfshirja e ceshtjeve nga fushat tjera –Barazia gjinore, perfshirja /pjesemarrja e Minoriteteve, Dimensioni Mjedisore.

IPFK pëbëhet prej katër reparteve.

A- Ambulancat specialistike ,ku kryhet triazhimi, trajtimi i pacientëve në mënyrë ambullantor me kërkes të gjykatave, prokurorive, policisë dhe burgjeve të Kosovës.

B- Reparti i trajtimit të detyrueshem, ku sipas urdhëresës së gjykatave trajtohen të sëmuar mendor e që kan kryer vepra penale.

C- Reparti për trajtimin e pacientëve që kanë probleme psiqike e që gjinden në institucionet korrektuese te Kosoves si dhe për përpilimin e ekspertizave për nevoja te sistemi juridik të Kosovës

D- Reparti i psikiatrisë integrative- ku bëhet trajtimi i pacientevë qe u janë shqiptuar masa e trajtimit te detyrueshëm psikiatrik dhe njeherit përgatitja për rikthim në shoqëri dhe familje.