Instituti Special Shtime

Instituti Special në Shtime është institucion i kujdesit social rezidencial i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ky institucion është themeluar pas përfundimit të Lufta së II-të Botërore, si “Strehimorja për pleq që nuk kishin përkujdesje familjare”. Më tej, nga nevojat sociale në rritje, vendoset që në vitin 1950 kjo strehimore të zgjerohet dhe të i ndërrohet lokacioni. Këtë vit, strehimorja vendoset në shkollën fillore dykatëshe(në lokacinin e tanishëm). Gjatë kësaj kohe, kjo strehimore u quajt “Shtëpia e pleqve”.

Në vitin 1965, zgjerohen kapacitetet dhe ngritet reparti për persona me retardime të rënda mentale me 80 shtreter si i vetmi institucion i këtij lloji në Kosovë, dhe tashmë institucioni merr emrin “Shtëpia për pleq dhe persona plotësisht dhe vazhdimisht të paaftë për punë”.

Njëmbëdhjetë vite më vonë, më 1976 ky institucion zgjerohet edhe më shumë dhe ndërtohet edhe një objekt tjetër me 200 shtretër për fëmijët me të meta të rënda mendore dhe me këtë objekt tani ky institucion kishte kapacitet prej 500 shtreterve dhe ky institucion prap e ndërron emrin dhe quhet “Enti për fëmijë, rini dhe të rritur me prapambetje mentale”. Ky emërtim bëhet duke iu referuar asokohe Ligjit për Mbrojtjen Sociale të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës.

Atë kohë Enti në Shtime ishte njëra prej njësive organizative – punuese në kuadër të organizates së punës së bashkuar për personat e vjetër dhe personat e paaftë për punë me seli në Prishtinë.

Detyrat e ketij institucioni në atë kohë kanë qenë:[1]

Mbrojtje sociale dhe shëndetësore të personave me të meta të rënda,në zhvillimin psiko fizik.

Vendosje dhe perkujdesje, socializim, mbrojtje shëndetësore, edukim, terapi shëruese dhe rehabilitim- aftesim për punë, sipas ketyre kategorive:

  1. Femijëve dhe të rinjëve me zhvillime të rënda mendore dhe çrregullime të rënda psiko fizike.
  2. Përsonave të rritur me ngecje të rënda dhe më të rënda në pikpamje mentale.
  3. Përsonave me sëmundje psikike kronike.

Periudha pas viteve të 90-ta është periudha e ndarjes së këtij institucioni nga Shtëpia e Pleqëve, sipas dokumentacionit kjo është arritur me daten 22.06.1991 dhe ky institucion tani funksionon si i pavarur, kjo është edhe periudha kur ndodh edhe largimi i dhunëshëm i stafit udhëheqës shqiptarë të punësuar në atë kohë.

Deri me 12 qershor 1999 institucioni funksionon nën masat e dhunshme të sisitemit të atëhershëm dhe me datën 13 qershor 1999 i gjith stafi serb i punësuar në kët institucion braktis institucionin duke marrë me vete dokumentacionin, paisje dhe mjete tjera të levizëshme që kanë mund ti bartin dhe mbi300 klientët mbesin nën përkujdesjen e 6 punëtorëve pa perkujdesjetë mjaftueshme të të gjitha natyrave.

Pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së forcave të UÇK-së dhe forcave të NATO-s me 14 qershor e deri në fund të muajit Qershor të vitit 1999 ky institucion u menagjua me shumë vështirësi pasi që u lajmruan vetëm 10-12 punëtorë, të mbështetur nga sektori për shëndetësi i dalur nga lufta e  UÇK-së në komunën e Shtimes, dhe Kfori Gjerman ku për një periudhë 2 javore këta punëtor kanë punuar 24 orë pa ndërprerë,derisa janë kthyer punëtorët tjerë të cilët ishin larguar dhunshëm edhe nga shtëpitë e tyre.

Me vendosjen e administratës së UNMIK-ut në Kosovë si në çdo institucion tjetër në Kosovë përgjegjësinë për funksionimin e këtij institucioni e merr UNMIK-u. Më saktësisht, prej korrikut të vitit 1999 e gjer në muajin Maj të vitit 2000, UNMIK autorizon Kryqin e Kuq Norvegjez që të udhëheqë me Entin Special për persona me prapambetje mentale. Dhe gjatë kësaj periudhe, nëpër të gjitha dokumentacionet që nxirrte Kryqi i Kuq Norvegjez, institucioni quhej “Instituti Special – Shtime”.Nga maji i vitit 2000, përgjegjësitë barten tek  institucionet vendore, dhe udhëheqësit e deri atëhershëm mbesin vetëm si këshillues, dhe atë deri në dhjetorin e vitit 2001. Gjatë kësaj kohe, institucioni fillon të funksionojë në kuadër të Departamentit të Shëndetësisë dhe Departamentit të Mirëqenies Sociale.Me themelimin e Qeverisë , përgjegjësitë barten tek Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale. Duke parë kushtet e rënda në këtë institucion atë kohë është vlerësuar se duhet të punohet një strategji për të ardhmen e këtij institucioni dhe në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar(KKN), Kryqin e Kuq Norvegjez, OBSH dhe menagjmenti i ISSH-Sëkanë përgaditur planinzhvëllimor për periudhen 2001-2008 i cili është aprovuar nga departamenti i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe nga kjo kohë institucioni ka pasur zhvillime te vazhdueshme. MPMS me partnerët vendor dhe ndërkombëtar kanë filluar me ndërtimin e 2 shtëpive për fëmijë me aftësi të kufizuara mendore duke larguar femijët nga ky institucion dhe pastaj viteve në vazhdimësi janë ndeërtuarshtëpi të tjera për persona të rritur me aftësi të kufizuara duke bërë që një pjesë e madhe e rezidentëve të largohen nga ISSH  dhe të vendosen në shtëpi të komunitetit ku deri më tani janë  ndërtuar gjithësejt 8 shtëpi, dhe 7 nga to menagjohen nga komunat pasi që  janë bartur përgjegjësitë në nivelin Lokal.

Në vitin 2006 është bërë ndarja e Institutit Special në Shtime në dy njësi, dhe është krijuar Qendra për Integrimin dhe Rehabilitimin e të Sëmuarve  Kronik Psikiatrik (QIRSKP). Me këtë rast personat me çrregullime psikiatrike janë vendosur në QIRSKP (e menagjuar nga Ministria e Shëndetësisë – MSH dhe Shërbimi Spitalor i Kosoves- SHSKUK),ndërsa ISSH ka mbetur në kuadër të MPMS-së.

Momentalisht ISSH ka 4 Objekte, objektin e Administratës, Objektin e Ambulancës Objektin A me 35 shtretër dhe ObjktinB me 30 shtretër me kapacitet total prej 65 shtretër. Ka të punësuar 70 punëtorë të organizuar në 5 shërbime (Sherbimi i Administratës, Sherbimi Shëndetësor, Shërbimi Social, Shërbimi i Kuzhines dhe Shërbimin Teknik).


[1]Botuar nga Enti Special për Fëmijë, Rini dhe të rritur Shtime, Tetor 1984