Kryetari

Dr.mr.Shukrije Statovci

Nder dhe privilegj të jem e zgjedhur Kryetare  e Asociacionit të Psikiatërve të Kosovës, posaçërisht kur dihet se Psikiatria është fushë e re e zhvilluar në Kosovën e pasluftës. Duke qenë pjesë e gjeneratës së parë të Psikiatërve (më heret ka qenë Neuropsikiatri)  në Kosovë  përveç zhvillimit individual jam angazhuar maksimalisht në zhvillim dhe reformim të Psikiatrisë  zhvillimi i të cilës ka qenë evident përkundër të qenurit fushë e re. Këtë betejë me të cilën jam ballafaquar do të e vazhdoj me përkushtim , dhe  ndjej obligim që të përmbush vizionin që APK të jetë pjesë e shoqatave ndërkombëtare me interes të përbashkët dhe të na jepet mundësia të jemi në hap me botën.