Misioni

Misioni i Asociacionit të Psikiatërve të Kosovës është:

Përmirësimi dhe përparimi i shërbimeve të Shëndetit mendor në Kosovë;

 Promovimi i një kujdesi të lartë cilësor për personat me çrregullime mendore;

 Edukimi i vazhdueshëm profesional i profesionistëve të Shëndetit mendor;

 Mbrojtja e të drejtave të anëtarëve të saj, si dhe të shërbyerit e nevojave profesionale të tyre;

 Organizimi, promovimi dhe përkrahja e punës kërkimore-shkencore;

 Avancimi dhe përfaqësimi i profesionit të psikiatrisë;

 Krijimi i urave të bashkëpunimit me organizatat simotra në rajon dhe më gjerë.