Klinika Psikiatrisë

Klinika e Psikiatrisë në Prishtinë, e cila funksionon në kuadër të Qendrës Klinike Universitare, ka këto reparte:

REPARTI A– i cili trajton të gjitha çrregullimet psikotike të pacientëve nga mosha 18-65 vjeç.

PSIKIATRIA LIGJORE– Në këtë repart vendosën pacientët që vijnë me urdhëresë të gjykatave të Kosovës dhe kur për kryerjen e ekzaminimeve psikiatriko-ligjore nevojitet observim klink.

REPARTI B– trajton të gjitha çrregullimet jopsikotike të pacientëve nga mosha 18-65 vjeç.

REPARTI I SËMUNDJEVE TË VARËSISË– ofron trajtim për personat që janë në gjendje të varësisë fizike dhe psiqike nga alkooli, barnat e përshkruara si dhe drogat ilegale (heroina, kokaina, etj).

REPARTI I URGJENCAVE DHE KUJDESIT INTENSIV PSIKIATRIK– trajton rastet e çrregullimeve të ndryshme psikotike, të çrregullimeve bipolar dhe të çrregullimeve të personalitetit që nuk mund të trajtohen në repartet e hapura të Klinikës Psikiatrike.