QSHM-Gjilan

QENDRA E SHËNDETIT MENDOR NË GJILAN

Qendra e Shëndetit Mendor në Gjilan është hapur më 7 prill të vitit 2003 dhe ka nën përkujdesje klientët nga komuna e Gjilanit, Dardanës dhe Vitisë. Stafi kësaj qendre përbëhet nga një psikiatër, një psikolog, një punëtor social dhe njëzet infermierë.

Aktivitetet kryesore kanë të bëjnë me evaluimin e rasteve me çrregullime mendore. Qendra ofron këto shërbime: vizita shtëpiake multidisiplinare, vizita specialistike, aktivitete okupuese në qëndrim ditor, terapi grupore, psiko-edukim familjar dhe aktivitete të tjera që kanë për qëllim rehabilitimin dhe risocializimin e kësaj kategorie të klientëve por edhe luftimin e stigmës.

Në përkujdesjen e vazhdueshme të kësaj qendre janë 487 klientë me çrregullime mendore.

Adresa:

Rr. Xhorxh Washington p.n,  Gjilan

Tel: 0280 327474

Tel & Fax 0280 323801

Shtëpia për Integrim në Bashkësi

Në kuadër të QSHM-së në Gjilan funksionon edhe Shtëpia Integruese, e cila është hapur po ashtu më 7 prill të vitit 2003. Ajo ka një kapacitet prej 10 shtretërish dhe janë të vendosur kryesisht persona me sëmundje mendore kronike. Të gjitha aktivitetet që zhvillohen këtu, kanë për qëllim që, në bashkëpunim me familjen e klienit, personave t’u rikthehen aftësitë për një funksionim të pavarur për nevojat e tyre elementare.

Në Shtëpinë Integruese punojnë shtatë infermierë, një bashkëpunëtor dhe një kuzhiniere.

Deri më tani, në këtë shërbim janë trajtuar apo rehabilituar rreth 40 klientë.

Adresa:

Rr. “Fehmi Agani” p.n. Gjilan 

Tel: 0280 320219

REPARTI I PSIKIATRISË NË GJILAN

Reparti i Psikiatrisë në Gjilan është në kuadër të Spitalit Rajonal të Gjilanit.

Ky Repart është hapur në vitin 2002, fillimisht me kapacitete të vogla shtretërish në mungesë të hapësirës. Më vonë, pas ndërtimit të objektit të ri, në vitin 2007, janë krijuar mundësi të mira. Mirëpo, drejtoria aktuale e këtij spitali nuk e ka respektuar projektin dhe deri më tani ky objekt shfrytëzohet – njëri kat për shërbimin neurologjik dhe tjetri për atë psikiatrik. Stafi i këtij reparti përbëhet nga një neuropsikiatër, dy psikiatër dhe dhjetë infermierë.

Sipas statutit të këtij spitali, Reparti Psikiatrik, për shkak të mungesës së kuadrit, por edhe të hapësirave jo adekuate, nuk e ka cilësinë e departamentit sipas organogramit të këtij spitali. Aktualisht funksionon si Njësi e Departamentit Internistik.

Adresa:

Spitali rajonal. Reparti i Psikiatrisë  

Gjilan

Tel: 0280 / 322-027