QSHM-Pejë

QËNDRA E SHËNDETIT MENDOR NË PEJË

Qendra e Shëndetit Mendor në Pejëka nisur punën më 29 korrik të vitit 2002. Stafi i kësaj qendre përbëhet nga një psikiatër, një psikolog, një këshilltar psiko-social, pesëmbëdhjetë infermierë, një punëtor psiko-social dhe një punëtor administrativ.

Shërbimetqë ofrohen në këtë qendër të Shëndetit Mendor janë:

  • Qëndrimi ditor;
  • Vizita specialistike;
  • Vizita (shërbime) te psikologu;
  • Vizita shtëpiake;
  • Mbështetje sociale.

Shërbimet në Qëndrim ditor

  • Aktivitetet okupuese;
  • Aktivitetet e relaksimit;
  • Aktivitetet rekreative-sportive;
  • Aktivitetet edukuese;
  • Këshillimet;
  • Teknikat e relaksimit;
  • Psiko-edukimi multi-familjar;
  • Mësimi i aftësive sociale;
  • Dhënia e terapisë parenterale, antipsikotike depo.

Vizitat specialistike

  • Vizita e parë specialistike psikiatrike;
  • Vizita kontrolluese psikiatrike;
  • Organoterapia/terapia biologjike-medikamentoze;
  • Psikoterapia individuale, grupore dhe familjare;
  • Këshillime individuale, grupore dhe familjare.

Vizitat e psikologut

  • Vizitae parë e psikologut;
  • Vizita kontrolluese e psikologut;
  • Eksplorimi i përgjithshëm psikologjik;
  • Testet e inteligjencës, personalitetit, organicitetit dhe emocionale;
  • Ekspertizat psikologjike në gjykata;
  • Ekspertizat për adoptim të fëmijëve;
  • Vlerësimi, diagnostifikimi, trajtimi, përcjellja dhe evaluimi psikologjik.

Vizitat shtëpiake

  • Vizitat e rregullta ekipore;
  • Dhënia e terapisë parenterale, antipsikotike depo;
  • Kontrollimi i marrjes së rregullt të terapisë;
  • Monitorimi i efekteve anësore të barërave;
  • Vlerësimi i gjendjes sociale të klientit;
  • Bashkëpunimi dhe këshillimi i familjarëve të klientit.

Mbështetja sociale

  • Intervenimet për mbështetje sociale të klientit;
  • Intervenimet për mbështetje të klientit në gjykata, polici dhe burgje;
  • Intervenimet për mbështetjen e vendeve të punës, spitaleve, rrethit ku Ai jeton dhe institucioneve të tjera;
  • Intervenimet kur cenohen të drejtat njerëzore të klientit.

Adresa:  Rr. 131/2

Pejë

Tel.: 039 433 291; Fax.: 039 433 296

E-mail:qshmpeje@hotmail.com;qshmpeje@yahoo.com