QSHM-Prizren

QENDRA E SHËNDETIT MENDOR NË PRIZREN

Shërbimi profesional i Shëndetit Mendor në Prizren përbëhet nga katër njësi: Qendra e Shëndetit Mendor, Shtëpia për Integrim, Reparti Psikiatrik, i cili është në kuadër të Spitalit Regjional të Prizrenit dhe Njësia për Shëndetin Mendor të Fëmijëve dhe Adoleshentëve në kuadër të QKMF-së.

Qendra e Shëndetit Mendor në Prizren ka filluar punën më 8 shtator të vitit 2002. Kjo Qendër mbulon regjionin e Prizrenit, duke përfshirë komunat: Dragash, Suharekë dhe Rahovec. Stafi i QSHM-së përbëhet nga një specialist psikiatër, një psikolog, tetëmbëdhjetë infermierë, një punëtor social dhe një këshilltar psiko-social.

Adresa:

Rr. “Xhevat Berisha”, p. n.

Prizren

Tel.: 029 623 760; 623-931

Tel.: & Fax.: 029 623 931

Orari i punës: e hënë – e premte; 7.00 – 15.00

Shtëpia për Integrim në Bashkësi

Në kuadër të QSHM-së në Prizren funksionon edhe Shtëpia Integruese me një staf prej tetë infermierësh. Kjo Shtëpi integruese ka një hapësirë prej 340 metra katrorë; ka dhomën e ditës; kuzhinën; dhomën e personelit; nyjat sanitare; sallën e fituesit, si dhe pesë dhoma për klientë (një – me tre shtretër; tri dhoma – me nga dy shtretër dhe një dhomë me një shtrat).

Adresa: Fshati Petrovë

Tel.: 044 627 130; 24 orë

REPARTI I PSIKIATRISË NË PRIZREN

Reparti Neuropsikiatrik në Prizren ka filluar punën në dhjetor të vitit 1985. Në vitin 2002, Reparti i Psikiatrisë është ndarë nga Reparti i Neurologjisë. Ky repart ka qenë në fillim pjesë e Repartit të Internos, në kuadër të Spitalit Regjional në Prizren. Edhe tani, Reparti i Psikiatrisë është pjesë e Departamentit Internistik, në kuadër të Spitalit Regjional në Prizren.

Reparti i ri i Psikiatrisë (në ndërtesën e re) ka nisur punën më 29 qershor të vitit 2004. Ai ka 20 shtretër (10 për femra dhe 10 për meshkuj). Reparti i Kujdesit Intensiv Psikiatrik ka 6 shtretër, por nuk është në funksion për shkak të kushteve jo të përshtatshme. Në Repartin e Psikiatrisë, aktualisht punojnë pesë specialistë psikiatër, dy specializantë dhe njëmbëdhjetë infermierë.

Adresa:

Spitali Regjional “Prim. dr. Daut Mustafa”

Prizren

Tel.: 029 222 222; Tel. lok.: 434, 446 dhe 321