Reparti i Psikiatrisë në Sp.e Përgjithshëm të Gjilanit

 

Reparti Psikiatrik I SPGJ –it e ka filluar punën e tijë me  09/09/2003 , duke funksionuar si repart në vehte, në kuadër të Departamentit të Psikiatrisë. Fillimi i punës së repartit Psikiatrik është mundësuar  fal bashkpunimit të Drejtorisë për shëndet mendor, e cila kishte filluar të funkcionoj nga janari I vitit 2003 me dy institucione të Shëndetit mendor, QSHM dhe Shtëpien Integruese  , të ndërtuara dhe pajisur nga  donacioni I Qeverisë Zvicerane .

Nga mjetet e tepruara të donacionit të Qeverisë Zvicerane për ndërtimin e QSHM dhe SHI në Gjilan , në vlerë prej 30 000 E, në bashkpunim me SPGJ –it është krijuar mundësia për renovim të objektit  për repart Psikiatrik dhe pajisjen  me inventar.

Pas përfundimit të punimeve , pajisjes me inventar është pranuar stafi prej 10 infermierësh  dhe me dy mjek psikiatër , ka filluar punën  me  09/09/2003.

Nga shtatori I vitit 2008 reparti ka filluar punën në objekt të ri , I ndërtuar nga mjetet e MSH të Kosovës . Reparti Psikiatrik ka filluar punën në katin e dytë të objektit , pasi drejtoria e SPGJ –it  , ka vendosur që në katin e parë ta sistemoj fillimin e punës së repartit Neurologjik ,  I cili më pare nuk ka egzistue . Funkcionimi I repartit Neurologjik  në objektin e repartit Psikiatrik , vazhdon edhe sot , pasi drejtoria e SPGJ-it , nuk ka arrit me sigurue hapsirë tjetër për repartin Neurologjik .

Gjatë këtyre 15 vite pune , për çdo vit kalendarik në repartin Psikiatrik janë trajtuar mesatarisht rreth 120 pacient, rreth  12 000 konsullta specialistike në Ambulancën specialistike Psikiatrike  , 1000 konsullta specialistike në Emergjencë dhe reparte të tjera të SPGJ – it .

Aktualisht në repart prej 20 shtretërish , punojnë 3 mjek psikiatër , 1 psikiatër I fëmijëve  , 1 psikolog  klinik dhe 9 infermier psikiatrik .

Për punë të suksesshme të repartit ka kontribue bashkpunimi me , Klinikën e Psikiatrisë – Prishtinë , Shërbimin e Shëndetit mendor – Gjilan  , Qendrën sociale – Gjilan , Drejtoratin për shëndetësi dhe mirëqenje sociale – Gjilan , Shërbimin policor të Kosovës , Gjykatën themelore dhe prokurorinë e Gjilanit  , si dhe organizatat joqeveritare të rajonit .