Mirë se vini në Ueb-faqen e Asociacionit të Psikiatërve të Kosovës!

APK është shoqatë profesionale jo qeveritare dhe roli i saj parësor është të jetë në shërbim të atyre që kanë nevojë për shërbimet e shëndetit mendor. Pra, të gjithë përfituesit dhe shfrytëzuesit e këtyre shërbimeve që në çfarëdo forme ndikohen nga to, do t’i kenë dyert e hapura për çdo lloj bashkëpunimi, në kuptim të përmirësimit të të gjitha mangësive ekzistuese. Do të jemi përkrahës të tyre, me qëllim që t’ua lehtësojmë funksionimin e gjithmbarshëm.

Nga ana tjetër, të gjithë profesionistët, që janë anëtarë të këtij asociacioni, kanë përfitime profesionale. Përmes aktiviteteve që realizohen nga ne, atyre do t’u jepet mundësia e avancimit në fushën e dijes, të bashkëpunimit me kolegë vendës e ndërkombëtarë, mundësia e akreditimit dhe licencimit të tyre në Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe çdo ndihmë tjetër profesionale që do të kërkohet nga ne. Në këtë drejtim, një hap konkret është Edukimi i Vazhdueshëm Mjekësor, që aktualisht është duke u implementuar dhe është një nga projektet më të organizuara të APK-së, për të cilin ne mburremi. Ky program u mundëson të gjithë punëtorëve të Shëndetit mendor në Kosovë që të freskojnë dhe avancojnë dijen e tyre.

One thought on “

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *